Pas vendimit të qeverisë gjermane për dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov ka reaguar në profilin e tij në rrjetin sociale Twitter.
“120 orë pas Ramstein (takimit të liderëve perëndimorë në bazën ushtarake amerikane në Gjermani, ku temë diskutimi ishte ndihmës për Ukrainën), kemi miratimin për Leopardët!”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, transmeton Telegrafi.
“Koalicioni për Leopardët me partnerët po funksionon! Në fakt, Leopardët do të duken bukur në Ukrainë! Faleminderit kancelarit gjerman Olaf Scholz, kolegut tim Boris Pistorius (ministrit gjerman të Mbrojtjes), popullit gjerman dhe të gjithëve që na mbështesin”, shtoi Reznikov.
Kujtojmë që Gjermania ishte nën presion të vazhdueshëm për dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë. E Berlini kishte dilema nëse ky veprim do të nxiste për shkallëzimin e luftës.
Megjithatë kancelari gjerman Olaf Scholz ka njoftuar sot se ka miratuar dërgimin e tankeve në Ukrainë, ndërsa Uashingtoni gjithashtu ka njoftuar se do të dërgojnë Abrams në Kiev. /Telegrafi/
120 hours after #Ramstein 8,we have approval for Leopards!A Leopard coalition with partners worked!Indeed,Leopards look good on Ukraine!Thank you very much to @Bundeskanzler Olaf Scholz,my colleague Boris Pistorius, 🇩🇪 people&everyone who supported us!
More to come!Glory to 🇺🇦! pic.twitter.com/NPv89OtEet— Oleksii Reznikov (@oleksiireznikov) January 25, 2023