LAJMI I FUNDIT:

Pas lirimit nga paraburgimi, Fero drejtohet për te berberi – publikon video duke u qethur

Pas lirimit nga paraburgimi, Fero drejtohet për te berberi – publikon video duke u qethur
Foto: Fero/Instagram

Reperi i njohur, Fero, është liruar ditën e sotme (e martë) nga paraburgimi.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi avokati i tij, Ilir Shaqiri, i cili theksoi se reperi gjilanas ka arritur në një marrëveshje me palën e dëmtuar, ku iu ka kërkuar falje për sulmin e kryer në veturën e tyre para disa javësh.


Me t’u liruar nga paraburgimi, reperi emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, u lajmërua për fansat e tij në Instagram.

Foto: Fero/Instagram

Ai hyri në një lidhje direkte nga dyqani i floktarisë, pasi ai është drejtuar menjëherë te berberi.

I njëjti nuk ka komentuar mbi rastin e tij, por thjeshtë i ka shoqëruar fansat me pamje gjatë kohës që ai ishte duke i prerë flokët e tij.

Foto: Fero/Instagram

Mbi të rëndon akuza e sulmit, për shkak se ishte filmuar javë më parë duke sulmuar një person në veturën e tij.

Pavarësisht lirimit nga paraburgimi, reperi nuk do t’i shpëtojë dënimit, pasi avokati konfirmoi për Telegrafin se janë në pritje të verdiktit final.

Foto: Fero/Instagram

Në videon e së martës, Fero dukej i qetë dhe i relaksuar para ndjekësve të tij të Instagramit. /Telegrafi/

Foto: Fero/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Magazina
Kim Kardashian duket mahnitëse në bikini, ndërsa debuton koleksionin e saj të verës 2024 “SKIMS Swim”

Kim Kardashian duket mahnitëse në bikini, ndërsa debuton koleksionin e saj të verës 2024 “SKIMS Swim”

Magazina
Përlotet Egla Ceno: Po pres mjekun

Përlotet Egla Ceno: Po pres mjekun

Magazina
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
“Egla Ceno figuron e martuar në Shqipëri” Ish-banorja e BBVA ia zbulon sekretin

“Egla Ceno figuron e martuar në Shqipëri” Ish-banorja e BBVA ia zbulon sekretin

Magazina
Kalo në kategori