LAJMI I FUNDIT:

Pas izolimit total 76-ditor, çiftet në Wuhan organizojnë dasma – kërkesat për martesa janë rritur për 300 për qind

Pas izolimit total 76-ditor, çiftet në Wuhan organizojnë dasma – kërkesat për martesa janë rritur për 300 për qind

Banorët e qytetit Wuhan në provincën kineze Hubei, ku ishte shfaqur rasti i parë me COVID-19 dhe që për 76 ditë qëndroi i mbyllur plotësisht, kanë filluar t’i rikthehen jetës së dikurshme – e çiftet që kanë mbajtur të fuqishme lidhjet e tyre gjatë pandemisë së coronavirusit, po planifikojnë tani të martohen duke marrë parasysh se autoritet tashmë e kanë rihapur qytetin me botën e jashtme.

Sipas të dhënave zyrtare, kërkesat për martesa janë rritur për 300 për qind në raport me të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit të kaluar, dëshmi kjo se të rinjtë kinezë duan ta kurorëzojnë dashurinë pas shumë ditëve në izolim dhe vetmi, raporton CNN, transmeton Telegrafi.


Autoritetet në Wuhan edhe zyrtarisht gjatë javës së kaluar kanë rihapur objektin e komunës duke rikthyer në punë edhe stafin – duke filluar prej atyre që merren me lëshimin e certifikove e deri te ata që kurorëzojnë të rinjtë.

Megjithatë, ekspertët e kësaj fushe parashikojnë se pas një kohe të gjatë izolimi, pritet të ketë edhe rritje të përqindjes së rasteve të shkurorëzimeve, pasi që tashmë është raportuar kudo nëpër botë për dhunë në familje gjatë kohës së izolimit nga pandemia e COVID-19 dhe kjo ka bërë që kërkesat për shkurorëzim të rriten. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Kalo në kategori