Ajo po vazhdon të punojë në projekte të reja muzikore, përkundër se është shumë e angazhuar në mbrëmje e koncerte të ndryshme.
Bëhet fjalë për artisten Dafina Zeqiri, e cila gjatë këtij viti solli një sërë projektesh e bashkëpunimesh të suksesshme.
Pas duetit që e solli ditë më parë me Lyrical Son, ajo kësaj radhe ka bërë të ditur se po vjen sërish në një bashkëpunim me një anëtar tjetër të labelit “PINT”.
Dafina ka konfirmuar se këtë herë ka bashkuar forcat me reperin MC Kresha, gjersa projekti është pjesë e albumit “Dafinë Moj”.
“Llafe Llafe” ndërkaq u publikua javë më parë dhe është shndërruar në një nga hitet e kësaj vere.
Për vetëm një javë grumbulloi mbi tre milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/