Partizani fitoi me rezultat minimal prej 1-0, me golin e shënuar nga Xhevahir Sukaj, i cili arriti ta dërgoj topin në portën e kundërshtarit në minutën e 51’, raporton Koha.net.
Me këtë fitore Partizani merr kreun e tabelës me 16 pikë të tubuara në gjashtë ndeshje, i ndjekur nga Skënderbeu që ka 15 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërsa Tirana pas xhiros së gjashtë ka 8 pikë të tubuara, kurse renditet në vendin e gjashtë. /Telegrafi/