LAJMI I FUNDIT:

Partizani goditet nga coronavirusi, edhe tre lojtarë tjerë të skuadrës rezultojnë pozitivë – megjithatë sonte skuadra detyrohet të luaj ndaj Tiranës

Partizani goditet nga coronavirusi, edhe tre lojtarë tjerë të skuadrës rezultojnë pozitivë – megjithatë sonte skuadra detyrohet të luaj ndaj Tiranës

Një tjetër goditje ka ardhur për kampionin e Shqipërisë, FK Partizanin nga coronavirusi.

Gjiganti shqiptar kishte njoftuar dy ditë më parë se dy lojtarët e saj ishin prekur me Covid-19.


Dejan Boldor dhe Besnik Ferati ishin lojtarët e parë që kishin rezultuar pozitiv, por pas testeve të dyta edhe tre futbollistë të tjerë kanë dalë pozitiv me Covid-19.

Ka qenë klubi i Partizanit që ka lajmëruar për një gjë të tillë, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Mesfushori nga Kosova, Esat Mala si dhe Erlad Çinari e Kristi Kote janë lojtarët e tjerë të prekur nga pandemia Covid-19.

Njoftimi i klubit:

“FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmuar nga ISHP (Insituti Shëndetit Publik), tre pjesëtarë të ekipit, Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe janë asimptomatikë.

“Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativë. Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe pavarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën”, thuhet në njoftimin e klubit kampion të Shqipërisë.

Ndërkohë, ndeshje e madhe me Tiranën nuk do të shtyhet. Derbi i katërt lokal i këtij sezoni do të luhet sonte, sipas parashikimeve, prej orës 20:45, në “Arena Kombëtare”.

Nga pesë lojtarët e konfirmuar me coronavirus, tre prej tyre janë titullarë, ndaj të kuqtë do ta ndiejnë patjetër mungesën e Boldor, Çinari dhe Mala. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori