Të premten do të mbahet tryeza e partive politike, e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, ku temë kyçe e kësaj tryeze do të jenë zgjedhjet e parakohshme.
Në njoftimin e kësaj partie, thuhet se kjo tryezë mbahet me synim arritjen e konsensusit për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, si zgjidhje demokratike, që do të mundësonte krijimin e një qeverisjeje legjitime të shumicës, për të çuar përpara proceset e domosdoshme politike dhe ekonomike.
E kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti tha sot se kjo do të jetë një tryezë tjetër, në të cilën do të paraqitet nevoja për zgjedhje të reja, me të cilat synohet zgjidhja e krizës në vend.
“Është duke u dërguar ftesa. Sekretariati jonë për marrëdhënie me jashtë, është duke e bërë këtë. Dhe unë shpresoj që të premten të gjithë ata që i kemi ftuar do të vijnë. Por ajo është një tryezë tjetër, për nevojën për zgjedhje të reja në Kosovë, përmes së cilës ne synojmë zgjidhje për krizën në vend dhe në situatën në të cilën Qeveria i ka vetëm 52 deputetë në rastin më të mirë për të…Ne besojmë që kjo Qeveri nuk është më legjitime. Për shkak se nuk e ka shumicën minimale të domosdoshme, në shtetin tonë që është republikë parlamentare. Ne jemi të interesuar që sa më shpejtë të shkojmë në zgjedhje të reja parlamentare”, tha Kurti
Por që zgjedhjet të jenë pjesë e tryezës së ardhshme, nuk janë dakord partitë në pushtet, por as disa nga ata që janë në opozitë.
Ahmet Isufi, shef i Grupit parlamentar të AAK-së thotë se ata do të marrin pjesë në këtë tryezë, për t’i shprehur qëndrimet e tyre. Por thekson se është humbje kohe, që të merren tani me temën e zgjedhjeve të parakohshme, pasi që sipas tij ka tema tjera më të rëndësishme për vendin si liberalizimi i vizave, lufta kundër krimit e korrupsionit dhe formimi i ushtrisë së Kosovës.
“Sa i përket kërkesës për zgjedhje, nuk mendoj se edhe ata që po i thërrasin janë të gatshëm. Për arsye se disa janë në proces të zgjedhjeve të brendshme. Disa kanë pasur probleme duke u ndarë. Të tjerë janë që kanë problem me lidershipin. Dhe konsideroj se tani për tani tryezat, duhet të organizohen për proceset të cilat e presin Kosovën në të ardhmen, si në aspektin e zhvillimit të brendshëm. Po ashtu dhe në integrimet që na presin…Ata si opozitë kanë të drejtë të kërkojnë zgjedhje. Por unë besoj që as vet nuk janë të përgatitur dhe nuk e kanë shumë seriozisht. Ndërsa ne do të paraqesim qëndrimet tona. Të cilat kanë të bëjnë me proceset në Kosovë…Ka tetë muaj, që kemi pasur zgjedhje dhe Kosova nuk ka komoditet të tillë dhe madje nuk ka as përgatitje të partive politike, për një gjë të tillë. Prandaj është humbje kohe nëse merremi me këtë temë”, tha Isufi.
Bilall Sherifi, nga Nisma tha se ata do të jenë pjesë e kësaj tryeze dhe të gjitha tryezave tjera të cilat do të ftohen. Por thotë se nuk do ta mbështesin asnjë iniciativë që vendi të shkojë në zgjedhje.
“Nisma është deklaruar pozitivisht, sa i përket ftesave. Kushdo që fton, pa marrë parasysh për çka kërkon të bisedohet, ne do të shkojmë dhe aty do të japim përgjigjen, për cilëndo temë që do ta nisin partitë politike që kanë bërë ftesën. Dhe unë përgjigjen mund ta jap që tani. Jo Nisma nuk do të mbështetë, asnjë nismë, asnjë iniciativë, për të shkuar vendi në zgjedhje. Nuk kemi kohë për zgjedhje. Ende nuk ka kaluar asnjë vit që janë mbajtur zgjedhjet. Tani është koha e punës jo e zgjedhjeve”, tha Sherifi.
Ndërkaq Dardan Sejdiu nga Partia Socialdemokrate (PSD), thotë se diskutimi për shkuarjen në zgjedhje të reja, pa i pasur numrat, është oportunizëm dhe popullizëm.
Pjesëmarrjen në tryezën e ftuar nga Vetëvendosja e ka konfirmuar edhe krahu i ndarë i kësaj Lëvizje që tash edhe zyrtarisht janë pjesë e Partisë Socialdemokrate.
Por edhe Sejdiu nuk është dakord që në këtë tryezë të diskutohet për zgjedhje.
“Ne si Parti Socialdemokrate e kemi shprehur qëndrimin tonë, që do të jemi në secilën tryezë ku ftohemi. Në këtë moment që po flasim ne ende nuk kemi ftesë. Kemi deklarime publike të zyrtarëve të VV-së. Por në momentin që ta kemi ftesën do ta shohim dhe agjendën, rendin e ditës dhe do ta trajtojmë në kuadër të partisë dhe me gjasë do të jemi pjesë e asaj tryeze…Konsensus sa i përket zgjedhjeve me një Qeveri, e cila nuk do zgjedhje, nuk mund të ketë. Dhe thjeshtë duhet të ikim prej këtyre temave popullsitë, të trajtimit të opsionit të zgjedhjeve. Në momentin që janë numrat, atëherë dhe niset mocioni dhe përfundojmë me rrëzim të qeverisë. Përderisa nuk ka numra, çdo trajtim i kësaj teme është veçse mundësi dhe potencial për të ikur prej temave si psh, temat që mund ti rregullojmë me kuvend… Jemi për, kjo qeveri çdo ditë tregon se nuk është duke e bërë punën që duhet bërë. Por a jemi për të qëndr uar në këtë diskutim pa i pasur numrat, mendoj që kjo është dhe oportunizëm dhe popullizëm”, tha Sejdiu.
Kundër temës për zgjedhje është edhe PDK. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi, ka thënë për KosovaPress, përmes telefonit se ata ende nuk kanë marrë ftesë zyrtare, për tryezën në fjalë dhe se nuk mund të përgjigjet saktë se si do të veprojnë, do të jenë pjesë e kësaj tryeze apo jo. Megjithatë thekson se qëllimi i tryezave të tilla, ka qenë arritja e një konsensusi të gjerë për temat e rëndësisë nacionale dhe jo të diskutohet për zgjedhje, për të cilat mendon që duhet të mbahen në afatin ligjor.
“ Ne ende s’kemi pranuar ftesën zyrtare. Andaj s’mund te përgjigjem me saktësi, se si do te veprojmë. Ajo qe mund te them tash është se qëllimi i tryezave, ka qene qe te arrihet konsensus i gjere për temat e rëndësisë nacionale dhe jo te diskutohet për zgjedhje, te cilat ne mendojmë se duhet te mbahen ne afatin e rregullt ligjor”, tha ai. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit
Siljanovska: Në zgjedhje vendoset nëse Maqedonia do të jetë pro-evropiane
Tre mijë punonjës të kulturës pa paga, protestuan para Ministrisë së Kulturës
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi