LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti rus mund ta ndalojë shkëmbimin e luftëtarëve të Azovit me robërit e Rusisë

Parlamenti rus mund ta ndalojë shkëmbimin e luftëtarëve të Azovit me robërit e Rusisë

Parlamenti rus po shqyrton mundësinë e ndalimit të shkëmbimit të ushtarëve të regjimentit ukrainas Azov, të cilët, u dorëzuan para forcave ruse në Ukrainë.

Në mëngjes, anëtarët e Regjimentit Azov u evakuuan nga uzina e çelikut Azovstal dhe u dërguan në territoret nën kontrollin e autoriteteve ruse.


Pala ruse i cilëson ata si “nazistë”, ndonëse anëtarët e regjimentit kanë theksuar se nuk mbështesin ideologjitë raciste, fashiste apo neonaziste dhe se orientimi i tyre politik është larg nacionalizmit radikal që kanë ndjekur më parë.

Pamjet e filmuara me dron, shfaqin momentin kur ushtarët e plagosur ukrainas nga Azovstali barten me barela nëpër autobusë
Lexo po ashtu Pamjet e filmuara me dron, shfaqin momentin kur ushtarët e plagosur ukrainas nga Azovstali barten me barela nëpër autobusë

Vyacheslav Volodin, presidenti i Dumës Shtetërore Ruse, tha se anëtarët e regjimentit të Azov janë “kriminelë nazistë”, të cilët nuk duhet të përfshihen në shkëmbimin e të burgosurve.

“Ata janë kriminelë lufte dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i sjellë ata para drejtësisë”, tha Volodin.

Reuters raporton se Kryetari i Dumës ka thënë se i ka kërkuar Komisionit për Mbrojtjen dhe Sigurinë që të përgatisë udhëzime se si të veprohet për këtë çështje.

Më 26 maj, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë ankesën për shpalljen e batalionit Azov si organizatë terroriste.

Luftëtarët e dorëzuar të Azovit dërgohen në një qytet ukrainas të kontrolluar nga rusët - mund të dalin para drejtësisë së Rusisë
Lexo po ashtu Luftëtarët e dorëzuar të Azovit dërgohen në një qytet ukrainas të kontrolluar nga rusët - mund të dalin para drejtësisë së Rusisë

Autoritetet ruse deklarojnë se mbi 250 ushtarë nga uzina e çelikut Azovstal janë dorëzuar dhe se 51 prej tyre kanë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore për shkak të lëndimeve të rënda.

Ukraina tha se do të organizojë një shkëmbim ushtarësh me Rusinë për të kthyer anëtarët e Regjimentit Azov në territoret që kontrollohen prej autoriteteve ukrainase. /Telegrafi/