Gazit lotsjellës të hedhur nga deputetët e opozitës në kundërshtim të Demarkacionit me Malin e Zi e Asociacionin e komunave me shumicë serbe, iu dha jehonë e madhe në mediat ndërkombëtare.
Ngjarjet në Kuvendin e Kosovës u përfshin edhe në një përmbledhje të publikuar nga gazeta ndërkombëtare me seli në New York, “Wall Street Journal”.
Incidenti me gaz lotsjellës u radhit në mesin e përleshjeve më të mëdha politike në botë.
Njëjtë si në Parlamentin kosovar, dhuna si mjet për zgjidhjen e mospajtimeve u përdorë edhe në disa vende të tjera. /Klan Kosova/