Site icon Telegrafi

Paris Hilton kishte aktruar gjatë kamerës së fshehur

Paris Hilton vetëm kishte aktruar gjatë kamerës së fshehur, kur ajo “u mashtrua” kinse aeroplani me të cilin fluturonte po rrëzohej.

Sipas webfaqes Tmz, ajo ishte plotësisht e vetëdijshme në rastin e kamerës së fshehtë në aeroplan, pasi faqja ka siguruar një dokument të përgatitur nga produksioni i cili e ka organizuar ngjarjen, transmeton Klan Kosova.

Merret vesh se Paris nuk ishte zgjedhja e tyre e parë. Kompania i ka dërguar oferta përfaqësuesve të fytyrave tjera publike amerikane që nga muaji maj,  duke i ofruar shuma të mëdha të parave për të marrë pjesë në këtë rreng. Aty madje përmendet edhe bekimi i autoriteteve të Dubait.

Në dokument thuhet:

“Ne do të sillemi sikur diçka nuk është duke shkuar në rregull dhe do të kërkojmë nga të gjithë udhëtarët të kërcejnë nga aeroplani!!! Natyrisht se të gjithë do të panikojnë, do të kemi parashutistë të maskuar me ne në bord”.

“Ne do të monitorojmë momentet qesharake nga i ftuari ynë i famshëm, kur ata do të frikësohen të kërcejnë nga aeroplani”.

“ Autoritetet zyrtare të Dubait po e monitorojnë këtë emision dhe na kanë mbështetur rreth sigurisë. Hamdan bin Rashid Al Maktoum do të jetë duke e mbikëqyrur personalisht ecurinë e projektit”.

Burimet thonë se kompania e produksionit ka ofruar një shumë miliona dollarëshe për personin e famshëm që do të pranonte të merrte pjesë. /klankosova/

Exit mobile version