LAJMI I FUNDIT:

Më parë do t’i mbysë vetmia sesa coronavirusi, sa respektohen masat e reja anti-COVID në Bavari?

Më parë do t’i mbysë vetmia sesa coronavirusi, sa respektohen masat e reja anti-COVID në Bavari?

Regenzburg është qyteti i katërt bavarez për nga madhësia. Banorët e këtij qyteti me sa duket janë mësuar që coronavirusi nuk do të zhduket edhe aq shpejtë. Në këtë qytet krijohet përshtypja që banorët janë mësuar me pandeminë e COVID-19 dhe se problem më i madh për ta mund të jetë vetmia.

Duket se banorët e Regenzburgut i kushtojnë më pak kujdes sëmundjeve potencialisht të rrezikshme të përditshme, për dallim nga COVID-19, transmeton Telegrafi.

Në Bavari në fillim të kësaj jave në fuqi kanë hyrë masat e reja të coronavirusit. Më të ashprat deri më tani. Ajo çfarë është më e rëndësishme është bartja e obligueshme e të ashtuquajturave maskat FFP2 (Face Filtering Piece) në hapësirat publike dhe trafikun urban apo gjatë blerjeve në markete.

Maskat medicinale ofrojnë mbrojtje më të mirë nga virusi sesa maskat e “thjeshta” njëpërdorimëshe. Qeveria bavareze shpreson që në këtë mënyrë do të frenojë rritjen e dukshme të rasteve të reja të infeksioneve.

Rrugëve të Regenzburgut nuk shihet që kjo masë është në fuqi në Bavari. Maskat FFP2 janë të rralla. Aty-këtu mund të shihen njerëz që bartin maska të tilla. Në shumicën e lagjeve të qytetit përdoren maska të zakonshme. Disa njerëz madje nuk bartin fare maska.

E të gjithë ata që i zë policia nëpër rrugë pa maska, duhet të llogarisin në raportim për shkelje të ligjit, ka shpjeguar Dimitri Shrajber nga policia e Regenzburgut.

Në rastet më të rënda qytetarët rrezikohen nga dënimet me shuma prej 500 eurove, e deri në disa mijëra euro për fytyrat publike. Kështu është në teori. Në praktikë autoritetet lokale, akoma e deri më 24 janar, mbyllin njërin apo dy sytë, duke mos sanksionuar asnjë qytetarë.

Ata duket se duan të shohin se si qytetarët në praktikë do të reagojnë ndaj rregullave të reja – me qëllim që të kenë kohë të mjaftueshme të sigurojnë maskat medicinale.

Pak para hyrjes në fuqi të rregullave të reja, në Regenzburg maskat FFP-2 janë zhdukur nëpër dyqane brenda pak orëve. E ato nuk janë edhe aq të lira. Për shumë njerëz ky është një problem, maskat FFP mund të barten vetëm një ditë.

Qeveria në Munih për këtë ka premtuar se do të ndihmojë – dhe të ndajë miliona për maskat FFP-2 për qytetarët. Shpërndarja e maskave për klientët e tyre kanë paralajmëruar edhe ndërmarrjet komunale për transportin publik.

Por derisa ata të përmbushin premtimet, do të kalojnë disa javë, E për të kursyer pak para, shumë bavarezë thjesht po përfitojnë nga koha…

Ndoshta nëpër qytet po krijohet përshtypja sikur njerëzit janë mësuar me coronavirus, dhe për këtë ndoshta politikanët dhe mediat vazhdimisht mes vete i “rrahin krahët” me moton: situata në Regenzburg nuk është edhe aq e keqe. Por çfarë thonë shifrat?

Numri i të infektuarve gjatë shtatë ditëve të fundit në 100 mijë banorë sillet diku rreth 70. Vërtetë nuk është diçka e frikshme, por e vërteta se numrat në pjesë tjera të Bavarisë janë shumë më të këqija se në Regenzburg, ku jetojnë 150 mijë banorë.

Të përditshmet rajonale në Regenzburg paralajmërojnë se askush në fakt nuk e ka një pasqyrë të qartë mbi situatën. Thuhet se ka pasur probleme gjatë bartjes së të dhënave sa i përket coronavirusit.

Me sa duket për një kohë nuk ka funksionuar fare “lidhja” mes laboratorëve dhe Institutit për shëndet publik në Regenzburg. Kjo do të thotë se nuk kanë regjistruar personat që janë infektuar me coronavirus.

“Nuk është se jemi duke e kërkuar edhe aq shumë gjilpërën në kashtë”, ka thënë për Deutsche Welle, kryetarja e Regenzburgut, Astrid Frojdenshtajn.

Autoritetet e qytetit i kanë mbledhur vetë të dhënat, për shembull në shtëpitë e pleqve dhe personat me aftësi të kufizuara që janë në pronësi të qytetit. Qeveria bavareze i ka furnizuar qytetet dhe Agjencitë për shëndet publik me softuerët e nevojshëm. Në fillim ka pasur probleme teknike, por ndërkohë gjithçka është zgjedhur ka bërë të ditur kryetarja e qytetit gjerman.

Derisa në landet tjera gjermane repartet e kujdesit intensiv po punojnë me kapacitete të mbingarkuara, në spitalin Saint Joseph në Regenzburg akoma ka shtretër të mjaftueshëm të lirë në repartet intensive.

Situata tani nuk është edhe aq e keqe sikur para Krishtlindjes, thotë Dr. Silvia Pamerl. Por ajo është e brengosur rreth asaj se çfarë mund të ndodh në të ardhmen. Dhe atë për shkak të mutacioneve të ndryshme të coronavirusit që tani po përhapet në jug të Bavarisë, për shembull në Garmish-Partenkirhen.

Ajo konsideron se është e mundur të ndodhë edhe vala e tretë e pandemisë dhe për këtë përkrah masat e rrepta anti-COVID që janë ndërmarrë nga qeveria bavareze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Kalo në kategori