Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë të shtunës dhe të dielës do të mbajë mot
me diell dhe me vranësira të çrregullta.
Të dielën vende- vende pritet të ketë zhvillim të vranësirave, duke krijuar një destabilitet të përkohshëm të motit, ndaj rigat e karakterit lokal janë të mundshme nëpër disa zona.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë.
Shtypja atmosferike do të shënojë rënie të lehta duke i ruajtur vlerat e normales.
Indeksi UV do të jetë i lartë mbi vlerat e normales, duke ju sugjeruar që gjatë intervaleve kohore nga ora 10-17 të mos jeni në kontakt të drejtpërdrejtë me rrezet e diellit.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme – e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/