LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Sot do të mbajë mot i ftohtë por me intervale më të gjata me diell.

Megjithëse pritet një mot më dinamik këto ditë, nuk do të ketë edhe qarkullim të mjaftueshëm ajror, mirëpo vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të luhaten ndërmjet atyre normale, e mbrëmjeve edhe në të pashëndetshme.


Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie brenda vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të luhaten nga -5 deri në 0C, e ato maksimale do të zbresin nga 6 deri në 2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu-veriperëndimi 2-8m/s. Shtypja atmosferike, do të jetë jostabile, me luhatje të vlerave nën dhe mbi normale. /Telegrafi/