LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme në Kosovë: Zbresin temperaturat, bora po vjen

Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme në Kosovë: Zbresin temperaturat, bora po vjen

Mot me vranësira dhe reshje shiu e bore do ta karakterizojnë vendin gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Reshjet parashihen diku vonë sonte. fillimisht do të jenë në formë shiu e më tej masat e ajrit nga veriu dhe veriperëndimi do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstremale, për çka do të krijohen kushtet për reshje shiu dhe bore. Në viset malore do të ketë vetëm reshje bore dhe ulje të temperaturave minimale deri -7 gradë Celsius.


Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë këtyre ditëve do të zbresin deri në -5 gradë Celsius në viset e ulëta, derisa ata maksimalet e ditës parashihet të ngjiten deri në 9 gradë Celsius. Reshjet do të ndërpriten diku vonë të martën, për të vazhduar sërish ditën e enjte.

Shtypja atmosferike do të ulët nën vlerat e normales.

Do të fryjë erë herë-herë me vrull, shpejtësia e së cilës nëpër disa lokaliteti mund të arrijë mbi 15m/s. /Telegrafi/