LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Gjatë pesë ditëve të ardhshme, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që Kosova do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Dita e hënë do të jetë e freskët. Temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius dhe në shumë vende parashihet të ketë reshje shiu.


Tutje, deri të premten, moti sërish do të jetë i nxehtë, por jo si java që po e lëmë.

Temperaturat maksimale nga dita e martë deri të premten parashihet të lëvizin nga 26-30 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të lëvizin nga 10-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 12m/s. /Telegrafi/