LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit, për pesë ditë e ardhshme në Kosovë: Vapa e madhe “ik” të premten!

Parashikimi i motit, për pesë ditë e ardhshme në Kosovë: Vapa e madhe “ik” të premten!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që fushat me presion të lartë atmosferik, të cilat kanë përfshirë territorin e vendit, do të jenë të qëndrueshme edhe për katër ditët e ardhshme, duke krijuar kushte për një mot të nxehtë dhe me vapë.

Një gjendje e tillë me temperatura të larta do të vazhdojë deri ditën e enjte, kur mbi Kosovë do të vijnë masa të ajrit me presion të ulët të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale.

Një situatë e tillë e motit nuk do të jetë edhe në viset me lartësi mbidetare mbi 800 metra, pasi që atje maksimalet do të shënojnë vlerat rreth 30 gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-36 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 12m/s.

Pa s këtyre temperaturave të larta, gjatë vikendit pritet të kemi ulje të temperaturave maksimale dhe kushte tjera meteorologjike. /Telegrafi/