LAJMI I FUNDIT:

Paralajmëron Anthony Fauci: Synimi për imunitetin e tufës ndaj COVID-19, do të çonte në numër masiv vdekjesh në SHBA

Paralajmëron Anthony Fauci: Synimi për imunitetin e tufës ndaj COVID-19, do të çonte në numër masiv vdekjesh në SHBA

Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të lejonin që infeksioni i coronavirusit të përhapet në mënyrë që të arrihet imuniteti i mundshëm i tufës, numri i vdekjeve do të ishte masiv, veçanërisht në mesin e njerëzve të cenueshëm, tha mjeku kryesor i sëmundjeve infektive të vendit.

Mjeku Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, shpjegoi rreziqet gjatë një bashkëbisedimi përmes rrjeteve sociale me aktorin Matthew McConaughey.


“Nëse të gjithë do të infektoheshim, madje me një përqindje relativisht të lartë të njerëzve pa simptoma…shumë njerëz do të vdesin”, tha Fauci, transmeton Telegrafi.

“Ju shikoni Shtetet e Bashkuara të Amerikës me epideminë e mbipeshës. Me numrin e personave me hipertension. Me numrin e personave me diabet. Nëse të gjithë infektoheshin, numri i vdekjeve do të ishte jashtëzakonisht i madh dhe plotësisht i papranueshëm”, shtoi 79-vjeçari.

Kujtojmë se imuniteti i tufës arrihet kur rreth 70 për qind deri 90 për qind e një popullate bëhet imune ndaj një sëmundjeje qoftë përmes infeksionit dhe shërimit ose vaksinimit.

Kur kjo të ndodhë, sëmundja ka më pak të ngjarë të përhapet tek njerëzit që nuk janë imun sepse thjesht nuk ka transportues të mjaftueshëm infektues për t’i arritur ato. Ende nuk është e qartë nëse të mbijetuarit e COVID-19 kanë krijuar imunitet.

Coronavirus si një ndër shkaktarët, ka vrarë më shumë se 167 mijë njerëz dhe ka infektuar mbi 5.2 milionë amerikanë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

@niaid @nihgov

A post shared by Matthew McConaughey (@officiallymcconaughey) on Aug 13, 2020 at 5:24pm PDT

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori