Akreditimi, duke qenë njëri prej verifikuesve kryesor për funksionim të universitetit, për universitetin në veri i dokumentuar dhe valid paraqitet ai i Komisionit për Akreditim dhe Verifikim të Cilësisë nga Serbia, i ashtuquajtur “Universiteti i Prishtinës” në Mitrovicën e Kosovës.

Por, sipas Bekim Salihut nga Instituti për Studime të Avancuara, është paradoksale që në veri të vendit ekzistojnë institucione që thirren në institucione që gjoja janë bartur nga Prishtina në atë pjesë, përfshirë të ashtuquajturin Universitet i Prishtinës në Mitrovicën e Veriut. /Tribuna Channel/