Site icon Telegrafi

Para dhe pas: Bad Bunny tregon transformimin e trupit të tij

Foto: Getty Images

Artisti i famshëm, Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martinez Ocasio, tregoi transformimin e trupit të tij të dielën përmes disa postimeve në InstaStory.

Benito, 29 vjeç, është bërë një atraksion kryesor në WWW me paraqitje të shpeshta në RAW dhe Smackdown.

Reperi tani ka të bëjë me stilin e jetës në palestër.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo nuk është hera e parë që Benito ndan foto duke i lënë pak imagjinatës, por transformimi i tij fizik nga një fëmijë i dobët në një burrë me forma i bën njerëzit të flasin.

Lexo po ashtu Kendall Jenner dhe Bad Bunny dalin publikisht, shihen në momente pasionante gjatë koncertit të Drake

Është e qartë se mundja është një faktor i madh që Bad Bunny të vendosë të punojë në trupin e tij, por ndoshta edhe takimi me Kendall Jenner luajti një rol.

Foto: Screenshot/Instagram

Një ditë para se të ndante foton e dushit, në të cilën ai pothuajse ekspozonte zonën e ijeve, Benito ndau videoklipin e tij dhe të Kendall.

Ata ishin duke pushuar në një vend të panjohur me miqtë e tyre, gjë që ka qenë një dukuri e zakonshme për çiftin gjatë verës.

Foto: Screenshot/Instagram

Jenner, 27 vjeçe, u takua me Devin Booker, përpara se të fillonte romancën e saj me Bad Bunny.

Booker, 26 vjeç, dhe Benito kanë sulmuar njëri-tjetrin në rrjetet sociale, kështu që ndoshta artisti portorikan po kërkon të dëshmojë se edhe ai është një atlet. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version