Në përgjigje të interesit publik, nga kapaciteti i ekspertit për çështjet e sigurisë kombëtare, rajonit dhe NATO-s, po paraqes një përmbledhje të përditësuar me disa mesazhe strategjike rreth dinamikës në fushëbetejën e Ukrainës, por jo vetëm:

Së pari, mobilizimi i 300 mijë rezervistëve, e çmoj si konfirmim zyrtar të dështimit me turp të ofensivës neonaziste të Rusisë, për të arritur objektivat strategjike ndaj integritetit territorial të një vendi sovran (Ukrainës) duke sfiduar edhe rendin global të sigurisë!

E thënë më qartë, mbas 7 muajsh, makineria ushtarake e Kremlinit jo vetëm ka mbetur e rraskapitur në baltën e përgjakur me rreth 80 mijë ushtarakë/qytetarë rusë të vrarë, si dhe ka humbur me turp iniciativën strategjike në fushëbetejë, por përditë e më shumë po diskreditohet në përballjen me fuqinë ushtarake, vlerat demokratike, solidaritetin e botës së qytetëruar dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Transatlantike (ShBA/NATO/BE).

Reklama
Reklama

Së dyti, është mbjellë një makth i ricikluar nga mendjet e ndryshkura: Nëse Putini do të shtyp apo jo butonin e kuq të armëve bërthamore, për t’i bërë gjëmën e madhe njerëzimit, përgjigjja relaksuese edhe për putinistët e thekur dhe kokat e nxehta mbetet një JO e fortë. Pra, kjo nuk ka për të ndodhur, pasi nëse do të guxonte, Rusia do merrte shpagimin e merituar nga ShBA/NATO si dhe putinistët do të ndëshkoheshin si edhe nazistët: Për krime kundër njerëzimit nga institucionet e botës së qytetëruar. Po ashtu, ende besoj që elitat mendjehapura dhe gjenerata e re e Rusisë kurrsesi nuk do të lejojnë që kombi i tyre të damkoset përjetësisht si një shtet terrorist.

Reklama

Në mënyrë shumë të vendosur, kjo ishte edhe përgjigjja dhe mesazhet e Presidentit të ShBA-së (kampionit të lirisë dhe gardianit të paqes në botë), gjatë fjalimit historik në OKB, drejtuar Putinit, Kim Jongut, Teheranit, si dhe kujtdo tjetër diktatori të dalldisur nga paranoja e luftërave të përgjakshme si dhe oscilacionet që u burojnë nga fuqia e mbi pushtetit.

Reklama

Së treti, ndërsa dalldisjen e Presidentit Vuçiç për pragluftë të re botërore për të rivendosur kufijtë shtetërore si dhe trimërimin me (mos)njohjet dhe integritetin territorial të Kosovës, për më me tepër në realitetin aktual të prezencës së fuqisë ushtarake (KFOR) si dhe të dështimit turpërues të Rusisë në Ukrainë, i konsideroj në mos qesharake, si thikë mbas shpine për marrëveshjet dhe negociatat si dhe oscilacione të këshilltarit të Mollosheviqit famëkeq, të cilat jo vetëm nuk trembin kurrkënd, aq më pak fuqinë e sprovuar (1999!) të NATO-s, dhe nuk i shërbejnë kurrkujt, por e minojnë rëndë agjendën e udhëtimit të Serbisë drejt BE-së dhe vlerave euroatlantike!

Reklama

Së katërti, e përsëris edhe më fort se bashkë me dështimin turpërues për pushtimin e Ukrainës, Rusia do të humbasë edhe peshën gjeopolitike në mbarë Botën, Detin e Zi, në Ballkan, Mesdhe etj.

Reklama

Për pasojë (me ose pa Vuçiçin e sëmurë dhe kapur nga paranojat e luftërave të përgjakshme), edhe roli i Serbisë do të ulet në rajon, çka do të shërbejë si një rrethanë e fortë gjeostrategjike për katër vendet (Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia) për ta njohur zyrtarisht dhe për t’i hapur rrugë procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO, por edhe si një kambanë alarmi për të zhvilluar masat e mirëbesimit reciprok (CSBM) mes vendeve te rajonit në dobi të stabilitetit demokratik, mirëqenies dhe besimit të qytetarëve në agjendën e integrimit në BE.

Reklama

Në shtesë, si ekspert i fushës, do t’i këshilloja faktorët shtetërorë dhe politikë të Tiranës dhe Prishtinës Zyrtare që humbja e luftës dhe kolapsi i Rusisë si superfuqi, për pasojë edhe e peshës së Serbisë në rajon, e çmoj si një rrethanë të artë gjeopolitike në dobi të faktorizimit të Shqipërisë në tavolinat e vendimmarrjeve të mëdha (me ShBA/OKB/ NATO/BE) për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat mbarëkombëtare në rajon, Mesdhe etj., si dhe në dobi të paqes, stabilitetit dhe agjendën e integrimit euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa, si mesazh të fundit, sigurisht jo nga rëndësia: Asnjë grosh fare nuk vlejnë privatizimi politik dhe propaganda bolshevike e të gjithepushtetshmëve, por vetëm dashuria, nderimi dhe përulësia ndaj vendit, vizion afatgjatë dhe përkushtimi dhe përgjegjësia e lartë shtetërore ndaj interesave kombëtare; besimi dhe bekimi ndaj partneritetit strategjik me ShBA-në, NATO-n etj.

Reklama
Reklama