LAJMI I FUNDIT:

Papunësia shkakton infarkt të zemrës

Papunësia shkakton infarkt të zemrës

Papunësia në vitet e 50-ta dhe në fillim të viteve të 60-ta të moshës së njeriut, ndikon në rritjen e rrezikut nga infarkti i zemrës, aq sa ndikon edhe pirja e duhanit, thonë shkencëtarët amerikanë.

Në një studim ku kanë marrë pjesë 13.000 njerëz nga SHBA-ja, është konstatuar se rreziku nga infarkti i zemrës, apo si njihet në popull, pika në zemër, rritej për 27% në vitin e parë pas humbjes së vendit të punës. Përqindja e rrezikut bëhej edhe më e madhe nëse individi kishte humbur punën disa herë, thuhet në revistën shkencore "Archives of Internal Medicine".

Ekspertët nga Universiteti "Duke" mendojnë se për këtë fajin e ka stresi, e ata erdhën deri te këto rezultate pasi që kishin përjashtuar faktorët e tjerë, si pirja e duhanit, shtypja e lartë e gjakut dhe diabeti.

"Duket se stresi nga humbja e vendit të punës është më i madh sesa stresi në punë", thotë shkencëtarja Linda George.
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori