Pandemia COVID-19 nxiti së tepërmi përdorimin e tregtisë online në vend, një formë e të bërit biznes lehtësisht përmes rrjeteve të ndryshme sociale.
Kjo ka bërë që të rritet ndjeshëm ekonomia informale, pasi individët që ushtrojnë një aktivitet të tillë në të shumtën e rasteve nuk paguajnë asnjë taksë ndaj shtetit.
Eksperti për ekonominë, Gent Beqiri shpjegon se Ministria e Financave duhet të rregullojë sa më parë këtë aktivitet me ligj, pasi evazioni që bëhet përmes këtij kanali është i madh dhe humbjet për buxhetin të konsiderueshme.
“Të gjithë ata që bëjnë tregti online duhet të regjistrohen tamam si një shitës si një tregtar që ka një dyqan fizik. Ministria e Ekonomisë këtë duhet ta ketë në vëmendje, sepse është çështje evazioni, është çështje e tregtisë së ndershme. Duhet patjetër kuadri rregullator, është i vonuar. Ky është një trend që do vazhdojë jo vetëm për këtë vit, por do vazhdojë përtej pandemisë COVID-19. Njerëzit tani kanë filluar të lëvizin nga blerjet në dyqane në blerjet online. Kjo është diçka që duhet parë nga ministria përkatëse”, thotë Beqiri.
Por, përveç konkurrencës së pandershme, problematike sipas Beqirit është edhe dëmtimi konsumatorit, pasi mungesa e një kuadri rregullator nxit abuzimet ndaj tyre dhe shmang përgjegjësitë për këto individë që shesin online.
“Në disa raste ka mungesë të transparencës dhe mbrojtjes së konsumatorit për blerjet që bëhen online. Nëse konsumatori ka probleme me mallin produktin nuk ka kujt t’i drejtohet. Ai që shet nuk të përgjigjet dhe nuk ke mundësi ta kontrollo. Kjo duhet parë me shumë vëmendje, Ministria i ka të gjithë elementët për ta bërë të mundur.”
Shitjet online ashtu si në botë, edhe në vendin tonë kanë marrë një zhvillim të madh dhe shihen si një mënyrë e mirë për të gjeneruar të ardhura kryesisht nga të rinjtë, ku edhe papunësia është më e lartë.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, niveli i papunësisë të grupmoshat e reja arriti në 20.7 për qind në tremujorin e tretë të vitit të kaluar. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi