Site icon Telegrafi

Panasonic ndërpret bashkëpunimin me Huawei

Kompania japoneze Panasonic ka vendosur të pezullojë dhënien e komponentëve të caktuara të prodhuesit kinez të pajisjeve të telekomunikacionit Huawei, pasi SHBA vendosën kufizime të eksporteve ndaj kompanisë.

“Numri i produkteve të prekura nga ky vendim është i kufizuar dhe do të jetë e vështirë të ketë ndonjë ndikim në të ardhurat”, pohon një përfaqësues i Panasonic që nuk deshi të identifikohej.

Sipas ueb sajtit Nikkei Asian Review, komponentët në fjalë janë të lidhura me telefonat e mençur.

Huawei, si Apple dhe prodhuesi i procesorëve Qualcomm, përdorin skemat e zhvillimit të procesorit të ARM-së për të fuqizuar telefonat e mençur.

BBC sot më parë raportoi se ARM, e cila është në pronësi të Softbank-it japonez, urdhëroi të gjithë punonjësit të ndërpresin kontratat aktive me Huawei pasi SHBA vendosi kompaninë kineze në “listën e zezë”, me të cilat firmat amerikane nuk kanë nevojë të bëjnë biznes.

Exit mobile version