LAJMI I FUNDIT:

Panariti: Kosova, sa më shpejt në NATO

Panariti: Kosova, sa më shpejt në NATO

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti ka kërkuar nga Beogradi të heqë dorë nga mbështetja dhe financimi i strukturave paralele në veri të Kosovës, si dhe i ka bërë thirrje NATO-së që të mbështesë integrimin e shpejt të Kosovës në Aleancën veriatlantike.

Deklarimit e ministrit shqiptar u bënë gjatë diskutimeve në ditën e parë të punimeve të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel.

Panariti kërkoi njohjen e progresit të Kosovës në drejtim të ndërtimit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike dhe krijimit të një shoqërie multietnike, ku mbizotëron tolerancë dhe mirëkuptim i ndërsjellë. Ai përshëndeti dialogun e nivelit të lartë mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë për zgjidhjen e çështjeve me karakter teknik, duke e konsideruar njëkohësisht të mbyllur njëherë e përgjithmonë çështjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, transmeton Panorama.

Panariti vuri në dukje se Forca e Sigurisë së Kosovës është kthyer në një forcë profesioniste dhe multietnike, e cila i shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Shqipëria, është shprehur Panariti, mbështet fuqimisht integrimin e të gjitha vendeve të rajonit në NATO dhe kjo organizatë duhet të ndjekë një politikë të dyerve të hapura me vendet e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori