Momenti i tmerrshëm kur një veturë ecte mbi një këmbësor – duke e lënë atë të luftonte për jetë – është kapur nga kamera e një motoçiklisti.
Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje shokuese të cilat tregojnë një Mercedes i cili godet një burrë në Birmingham, duke ecur me të gjitha rrotat mbi të dhe duke u larguar.
Po sipas mediave britanike, viktima, 35 vjeçar, ka mbetur me lëndime të shumta, duke përfshirë edhe thyerje të eshtrave dhe lëndime të rënda në kokë.
Në video – pjesë të së cilës mediat kanë parapëlqyer që mos t’i publikojnë – viktima qëndron e palëvizshme derisa disa kalimtarë nxitojnë për ta ndihmuar.
Policia ka thënë se besojnë se viktima – e cila është ende në spital – ishte “në shënjestër” nga shoferi i Mercedes.
Ka qenë një student 23 vjeçar ai i cili ishte në biçikletë në momentin e incidentit, duke kapur ngjarjen me kamerën e tij.
Ai ka thënë për mediat britanike: “Ishte shokuese. Nuk mund ta besoja se ishte duke ndodhur diçka e tillë!” /Telegrafi/