LAJMI I FUNDIT:

Pamje të rënda të ushtarëve rusë të vrarë në qytetin e çliruar ukrainas

Pamje të rënda të ushtarëve rusë të vrarë në qytetin e çliruar ukrainas

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar gjatë ditës së sotme se qyteti Lyman i Ukrainës është “pastruar plotësisht” nga forcat ruse.

Qyteti Lyman gjendet në rajonin e Donetskut, transmeton Telegrafi.


Një video tronditëse në Twitter si duket tregon ushtarët rusë të vrarë në qytetin e Lymanit. Ushtarët, shihen të shtrirë në këtë zonë, derisa ushtarët ukrainas i bënin një kontroll.

Çlirimi i këtij qyteti vjen derisa presidenti rus, Vladimir Putin aneksoi katër rajone ukrainase.