Një nënë e dy fëmijëve ka gjetur vdekjen në një aksident të tmerrshëm jashtë shtëpisë së saj pasi një grumbull i madh bore ra mbi të.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 35-vjeçarja ishte duke ecur në një shteg të akullt pranë shtëpisë së saj kur ndodhi aksidenti fatal.
Viktima ndaloi dhe shikoi lart ndërsa “blloku i madh i borës” po binte nga çatia, drejt tokës.
Në disa pamje të publikuara, gruaja, e veshur me një pallto, shihet duke ecur përgjatë shtegut të akullt midis dy ndërtesave që mbanin atë që duket të jetë një çantë pazari.
⚠️ADVERTENCIA: IMÁGENES SENSIBLES
El director de una empresa rumana robó fondos para limpiar la nieve de los tejados y después su esposa murió al caerle trozos de hielo acumulado. El hombre será considerado responsable de su muerte. pic.twitter.com/T2Bz3T58zn
— Sepa Más (@Sepa_mass) February 27, 2025
Rreth gjysmës së rrugës, ajo papritmas ndalon dhe shikon lart, duke u dukur se përpiqet të shmangej anash.
Ajo më pas shihet në një përpjekje të dëshpëruar për të mbrojtur veten ndërsa bora po bie drejt saj.
Por ajo nuk arrin të mbrohet apo të largohet nga rruga dhe fatkeqësisht është shtypur nga bora. /Telegrafi/