Të shtunën më 17 dhjetor në qendër të Buenos Aires, Argjentinë, ka ndodhur një incident me të shtëna në të cilin një vozitës 62-vjeç ka qëlluar me tre plumba ndaj një djali i cili u përpoq ta vidhte atë, gjegjësisht veturën e tij.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë kapur incidentin që ka ndodhur mëngjesin e asaj dite.
Siç edhe mund të shihet në video, një djalë, që thuhet të jetë në rreth të 30-ve i cili i afrohet një kamionçine Ford Ranger.
Ai godet dritaren dhe nxjerrë një armë të tij nga një qese, duke tentuar ta thyente dhe të hapte derën e veturës.
Papritmas, nga makina merr një përgjigje me disa të shtëna dhe kusari i plagosur mbetet i shtrirë në trotuar.
Hajni në gjendje të rëndë është dërguar në spital, ku gjatë kontrollit të policisë i është gjetur një pistoletë dhe një bombë. E policia ka zbuluar se vozitësi qëlloi tri herë hajnin. /Telegrafi/