Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar ushtrime të përbashkëta me Korenë e Jugut, duke ia bërë të qartë Koresë së Veriut që duhet të mendohet dy herë para se të ndërmarr ndonjë veprim të ngutur, siç ishte ai i lansimit të raketës që fluturoi mbi Japoninë.
Dy aeroplanë bombardues supersonik amerikanë B-12 dhe katër tjerë F-35B i janë bashkuar aeroplanëve F-15 të Koresë së Jugut, në disa ushtrime që janë zhvilluar në pjesën lindore të Koresë së Jugut, transmeton Telegrafi.
Në këto ushtrime janë simuluar sulme ajrore në rast se Koreja Veriore sulmon fqinjët përreth. Këto ushtrime vinë si pasojë e rritjes së tensioneve mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut e cila vazhdimisht po kërcënon me sulme.
Lideri suprem i Koresë së Veriut në fillim të kësaj jave kishte dhënë urdhër që të lansohet një raketë gjigante, e cila fluturoi mijëra kilometra dhe alarmoi Japoninë për faktin se kishte fluturuar mbi territorin e tyre. /Telegrafi/