Forcat ukrainase duket se kanë përdorur raketat britanike Brimstone, për të shkatërruar tanket ruse.

Pamjet e filmuara nga ajri me dron që i publikoi instruktori ushtarak ukrainas, shfaqin dy raketa që godasin mjetet ushtarake ruse, transmeton Telegrafi.

Ukrainasit i bënë këto raketa të përshtatshme për tu lansuar  edhe nga mjetet më të vogla, përfshirë veturat nga fushëbetejat e Ukrainës, në pamundësi që ti përdorin dhe lansojnë ato vetëm nga aeroplanët, dronët apo edhe anijet.

Pamjet e filmuara me dron, shfaqin momentin kur ushtarët e plagosur ukrainas nga Azovstali barten me barela nëpër autobusë Pamjet e filmuara me dron, shfaqin momentin kur ushtarët e plagosur ukrainas nga Azovstali barten me barela nëpër autobusë

Në pamjet që janë shpërndanë nga Pavlo Kashchuk, shihen raketat e lansuara nga një traktor që godasin autokolonën ushtarake ruse, që besohet se ishin në rajonin e Donbas.

“Thonë se Orkët(rusët) momentalisht janë në panik. Tanket ruse po shkatërrohen gjatë gjithë kohës. Ka thashetheme se janë aeroplanë fantazmë të NATO-së, por në fakt janë vetëm raketat mitike Brimstones, që janë në duart e Forcave të Operacioneve Speciale dhe po lansohen po nga ata”, shkroi Pavlo. /Telegrafi/