Izraeli po vazhdon ofensivën në territoret palestineze pas një sulmi të Hamasit në Tel Aviv.
Rrethimi i ashpër izraelit dhe pushtimi brutal ka lënë të vdesë nga uria Dalia Samr Layd, foshnja dymuajshe palestineze, në spitalin Kamal Adwan në Gazën veriore, shkruan trt.
Të paktën 28 palestinezë, pothuajse të gjithë fëmijë, kanë vdekur nga kequshqyerja e shkaktuar nga Izraeli në Gaza, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.
OKB-ja, BE-ja dhe disa OJQ-të kanë akuzuar Izraelin për bllokimin e ndihmës thelbësore për Gazën dhe përdorimin e urisë si armë lufte kundër palestinezëve të rrethuar.
Theksojmë se deri më tani kanë mbetur të vdekur mbi 31 mijë palestinezë ndërsa rreth 1200 në radhët e izraelitëve.
Ndryshe, mbi 1.9 milion palestinezë janë zhvendosur brenda Gazës dhe 500 mijë izraelitë në Izrael që nga 7 tetori kur filloi lufta mes izraelitëve dhe militantëve të Hamasit. /Telegrafi/