Ndonëse në imagjinatën tonë, bazuar edhe në pamjen e jashtme të objektit të Pallatit të Drejtësisë, kishim projektuar se si mund të duken zyrat tona brenda, asnjëri prej nesh nuk e dëshironte largimin nga qyteti dhe vendosjen në një vend të pazhvilluar – ku as trotuari për këmbësorë nuk ekziston.
As që na kishte vajtur mendja se në një objekt të tillë, siç dukej nga jashtë Pallati i Drejtësisë, do të përballeshim me mungesë kushtesh elementare. Disa prej nesh edhe me mungesë oksigjeni. Shikuar nga jashtë kjo vërtetë duket e pabesueshme. Ndaj, dhe nuk u befasova kur gjatë një vizite në qendër rastësisht takova disa miq ish-gazetarë dhe të tjerë, të cilët mu drejtuan me të njëjtën pyetje: A vërtetë është gjendja e tillë në atë pallat, apo ju po e dramatizoni vetëm që mos të shkoni atje?!. “Është edhe më keq se ajo që keni dëgjuar”, iu përgjigja me shqetësim. Ua mora edhe disa shembuj plus, nisur që nga problemet në tualet (WC).
Më ka ndodhur më shumë se pesë herë deri më tash, që kur jam në banjo (tualet), fiket drita dhe duhet të dal në parabanjo e të lëviz duart lart e poshtë për t’u aktivizuar dritat. Kur pastrojmë duart, s’ka një vend ku të vendosësh letrën e tualetit. E di, mund t’ju duket banale krejt kjo. Por, kushtet higjienike janë një ndër elementet bazë që punëdhënësi obligohet me ligj t’ia plotësojë punëmarrësit. Këtu duhet shtuar edhe rrjedhjen e ujit tek guacat e tualetit. Ndërkohë që s’janë bërë ende tre muaj që jemi vendosur në këtë objekt.
Pastaj, të mos përmendim gjetjet e vet Inspektoratit Sanitar, i cili ka evidentuar mungesë ajri, ventilim jofunksional e deri te fakti se ky objekt, sipas raportit të Inspektoratit Sanitar të Kosovës (23 prill 2015), nuk e ka pasur as pëlqimin sanitar për lokacionin ku është ndërtuar.
Problem tjetër që nuk e kemi thënë në media, e për t’i bindur ata që kanë dyshime tek e vërteta, është edhe sistemi i ngrohjes që u prezantua si sistem modern me energji termike, por që edhe ky është jashtë funksionit. I jemi gëzuar motit të mirë, se derisa u ngroh moti në zyrat tona mbretëronte temperaturë nën 17 gradë. Kemi mërdhirë.
Ka edhe më. Që nga bllokimi dhe prishja e ashensorëve, kur u lënduan gjyqtarë e staf mbështetës, ne shfrytëzojmë të vetmet shkallë emergjente për t’u ngjitur në katet përkatëse në gjykatë, e që shkallët janë të projektuara vetëm për t’i zbritur duke ikur në raste emergjente. Shkallët normale nuk ekzistojnë. Të mos flasim për fobinë që shumë prej nesh kemi ‘fituar’ si pasojë e bllokimit të njerëzve në ashensorë. Apo fobinë që persona të caktuar e kanë kur hyjnë në zyrat me dritare që nuk hapen…
Apo, të rrëfejmë për pamundësinë e të folurit në celularë si shkak i mungesës së valëve. Kur na telefonon dikush nga jashtë, duhet vrapuar në tarracë se vetëm aty ka gjasa të dëgjohet 70-80 për qind e zërit të telefonuesit.
Çfarë të themi tjetër?! A të flasim për mungesën e transportit apo të vetëkënaqemi që një ose dy autobusë vijnë në mëngjes dhe të njëjtët kthehen për të na marrë në fund të orarit. E, kur bëhet fjalë për daljet në pauza, alternativa më e mirë ngelet furnizimi me bukë nga shtëpia, pasi restoranti i sapo hapur në objekt ka çmime të fryra – të papërballueshme për xhepin tonë. E, dalja në vende të tjera nënkupton vetëm daljen në mini-shitoren përball, në të kundërtën si këmbësorë mungon trotuari e nëse ia mësynë të ecësh këmbë, deri ta zëmë tek Hotel Gorenje apo Albi Mall, të harxhohet pauza vetëm për një drejtim.
Do të doja që stalla e deleve përballë objektit, që pronari e ka shndërruar në hapësira për zyra avokatësh, të ishte shndërruar në ndonjë kafiteri apo butik, që sadopak të na e çojë mallin e vendit të urbanizuar ku edhe e kemi vendin. Do të doja që kjo periudhë e vështirë të tejkalojë sa më shpejt, pasi dyshoj se pavetëdijshëm është zvogëluar produktiviteti i të gjithë neve e ç’është më e keqja, gjendja depresive për çka janë ankuar shumë kolegë, vetëm po thellohet.
(Autorja është zyrtare për informim në Gjykatën Supreme)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?