Palermo e ka zyrtarizuar presidentin e ri dhe ai është Paul Baccaglini, i cili udhëheq një kompani italo-amerikane.
Ai ka qenë prezantues në radio dhe TV, dhe tani punon me Frank Cascion, që udhëheq kompaninë INTEGRITAS Capital.
“Paul njihet me Zamparinin që nga viti i shkuar dhe bisedimet kanë nisu që atëherë”.
“Paul dhe ai kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Zamaparinin për blerjen e klubit dhe investimin në klub dhe objekte sportive”.
“Tashmë është arritur marrëveshje për blerjen e 100 % aksione të klubit, me 19/04/17 dhe transferimi i klubit do të ndodh me 30/04/17”.
“Presidenti Paul ka konfirmuar një program, i cili përfshin fonde për zhvillimin e një projekti sportiv, trajneri i ri, dhe ndërtimi i ri i stadiumit”, shkruhet në komunikatën e klubit të Palermos./ /Telegrafi/