Palacio ëndërron të luajë krah Messit

Sulmuesi i Interit ka marrë ftesë për të qenë pjesë e ekipit kombëtar pas disa paraqitjeve të mira për klubin, dhe dëshiron të mësojë disa gjëra nga fituesi i Topit të Artë.
“Mendoj se kjo për mua dhe për lojtarët tjerë është një nder, ta kemi Messin në ekip me ne. Do të jetë realizim ëndrre të luaj krahas tij. Gjithmonë përpiqem të luaj në të njëjtën mënyrë edhe të qëndroj besnik ndaj vetes”.
“Ne të gjithë duhet të qëndrojmë afër tij me qëllim që të shfrytëzojmë avantazhin e mundësisë për të mësuar diçka nga ai dhe për t’u përmirësuar, ka thënë Palacio për ESPN. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































