Pakistani pёrkrah kauzёn e Kosovës

Jemeni: Pavarësia e Kosovës ёshtё e pakthyeshme
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni – siç theksohet në një komunikatë për media të kësaj ministrie - ka pasur një takim të frytshëm me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Jemenit nё Kombet e Bashkuara, ambasadorin Abdullah M. Alsaidi.
Gjatë takimit, Hyseni ka folur pёr pёrparimin e arritur nё Kosovё qё nga shpallja e pavarёsisё dhe ka kёrkuar qё Qeveria e Jemenit tё shqyrtojё sa mё parё njohjen e Republikёs sё Kosovёs.
Ambasadori Alsaidi, nga ana e tij – siç theksohet në komunikatë - e ka siguruar ministrin Hyseni se do tё punojё personalisht qё tё pёrshpejtohet procesi i njohjes së Kosovës nga Qeveria e Jemenit.
Gjatë takimit, Ambasadori Alsaidi ka thёnё se, “pavarёsia e Kosovёs nuk ka pasur alternativё” dhe se, “pavarёsia e Kosovёs ёshtё e pakthyeshme”. Ai, gjithashtu, ka thёnё se rasti i Kosovёs ёshtё njё rast i pakrahasueshёm.
Timori Lindor: Njohja e Kosovёs, vetёm çёshtje kohe
Nё vazhdёn e takimeve me pёrfaqёsues tё pёrhershёm tё akredituar pranё Organizatёs sё Kombeve tё Bashkuara në Neë York, ministri Hyseni ka pasur një takim mjaft miqësor edhe me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Timorit Lindor, ambasadorin Nelson Santos.
Santos e ka falёnderuar Hysenin pёr informacionet e bollshme pёr zhvillimet mё tё fundit nё Republikёn e Kosovёs. Po ashtu – siç bën të ditur Ministria e Jashtme e Kosovës – ai e ka siguruar ministrin Hyseni se çёshtja e Kosovёs ёshtё mjaft lart nё agjendёn e Qeverisё sё Timorit Lindor.
Ai, gjithashtu, ka thёnё se çёshtja e njohjes sё Republikёs sё Kosovёs nga Qeveria e Timorit Lindor ёshtё “vetёm çёshtje kohe” dhe se ёshtё e qartё se “pavarёsia e Kosovёs ёshtё e pakthyeshme”.
Herёt apo vonё edhe Egjipti do ta njohë Kosovën
Një nga takimet që ministri Hyseni ka pasur në ditën e parë të qëndrimit në Neë York, ka qenë edhe ai me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Egjiptit nё Kombet e Bashkuara, ambasadorin Maged A. Abdelaziz.
Gjatë këtij takimi, ministri e ka njohur ambasadorin Abdelaziz me zhvillimet shumëplanëshe të Kosovës, duke u ndalur veçanërisht te konteksti i pёrgjithshёm i shpёrbёrjes sё ish-Jugosllavisё, te trendet e njohjes sё Republikёs sё Kosovёs, te anёtarёsimi i saj në organizata ndёrkombёtare dhe aspekte tjera tё rёndёsishme tё konsolidimit tё shtetit tё Kosovёs.
Nga ana e tij – siç theksohet në komunikatë - Abdelaziz ka thёnё se Egjipi ёshtё duke i pёrcjellё nga afёr zhvillimet nё dhe rreth Kosovёs. Gjithashtu, ambasadori egjiptian ka thёnё se herёt apo vonё Egjipti do t’i bashkohet vendeve qё e kanё njohur Republikёn e Kosovёs.
Qeveria pakistaneze pёrkrah kauzёn e Kosovës
Nё takimin me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Pakistanit nё OKB, ambasadorin Abdullah Hussain Haroon, ministri Hyseni ka folur pёr rёndёsinё e veçantё tё njohjeve dhe tё anёtarёsimit tё Kosovёs nё institucionet ndёrkombёtare.
Hyseni e ka falёnderuaraAmbasadorin pakistanez pёr mbёshtetjen e Pakistanit dhe votimin e rezolutёs sё Organizatёs sё Konferencёs Islamike pёr Kosovёn. Gjithashtu, ai ka pёrsёritur kёrkesёn e tij qё Qeveria Pakistaneze tё shqyrtojё njohjen sa mё parё tё Republikёs sё Kosovёs.
Lidhur me qёndrimin e Qeverisё sё Pakistanit, ambasadori Pakistanez ёshtё shprehur se “ne pёrfundimisht e pёrkrahim kauzёn tuaj”.
Kёrkesa pёr pavarёsi vlerёsohet pozitivisht nga Haiti
Nё takimin me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Haitit nё Kombet e Bashkuara, ambasadorin Léo Mérorès, shefi i diplomacisë kosovare ka ripёrsёritur kёrkesёn pёr njohjen e Republikёs sё Kosovёs nga Qeveria e Hatitit.
Gjatë këtij takimi, Hyseni po ashtu ka folur pёr zhvillimet mё tё fundit dhe tё arriturat nё Kosovё qё nga shpallja e pavarёsisё, duke e njohur bashkëbiseduesin me progresin e gjithanshëm të shtetit më të ri të botës.
Nga ana e tij, ambasadori i Haitit shprehu bindjen e tij se Qeveria e Haitit shpejt do tё vlerёsojё drejtshmёrinё e kёrkesёs pёr njohjen e Republikёs sё Kosovёs. /Telegrafi/


















































