LAJMI I FUNDIT:

Me pajisjet e duhura, punët e shtëpisë shndërrohen në kënaqësi!

Me pajisjet e duhura, punët e shtëpisë shndërrohen në kënaqësi!

Për shumicën e të rriturve, punët e shtëpisë janë detyra të padëshirueshme, por që duhet të kryhen rregullisht. Ky është momenti kur Samsung vjen në ndihmë me linjat inovative të pajisjeve elektroshtëpiake që përdorin teknologji të përparuar për të kujtuar rutinën dhe sjelljen e përdoruesve, duke siguruar kështu një përvojë të personalizuar gjatë përdorimit të tyre. Një rëndësi e madhe i jepet modelimit të pajisjes, që të përshtatet në mënyrë të përkryer në çdo familje.

Një ndryshim në modelin e frigoriferit

Ekonomik, të fuqishëm, me sistem ftohje të përmirësuar dhe me një larmi ngjyrash, frigoriferët Samsung Bespoke ofrojnë balancën e përsosur midis funksionalitetit dhe estetikës. Falë teknologjive të avancuara të ruajtjes së ushqimit, do ta kini më të lehtë përgatitjen e vakteve dhe ushqimi juaj do të qëndrojë i freskët falë sistemit All Around Cooling që ftoh çdo ndarje në mënyrë të njëtrajtshme. Ai kontrollon vazhdimisht temperaturën dhe qarkullon ajrin e ftohtë përmes vrimave të ajrimit të vendosura në vende strategjike. Kështu që ushqimi mbahet në temperaturën optimale dhe qëndron më i freskët për më gjatë. Për më tepër, teknologjia No Frost përmirëson qarkullimin e ajrit për të ruajtur një temperaturë konstante e cila parandalon akumulimin e akullit. Për ta bërë më të lehtë organizimin e ushqimit tuaj, ky frigorifer ka sirtarë fleksibël me të cilët mund të rregulloni hapësirën e brendshme sipas dëshirës tuaj. Gjithashtu,  falë teknologjisë Digital Inverter frigoriferi Samsung Bespoke nuk ka zhurma shqetësuese dhe është në përputhje me rregulloret e reja të energjisë duke ju ndihmuar të kurseni energji.

Përtej funksionalitetit, frigoriferët e rinj Bespoke dallohen për Flex design inovator dhe minimlist, me doreza të futura. Për të ndryshuar pamjen e dyerve, Bespoke vjen në një larmishmëri materialesh dhe ngjyrash. Çfarëdo ngjyre që ju pëlqen, mund të zgjidhni një dizajn që i përshtatet jo vetëm kuzhinës tuaj, por edhe juve.

Magjia e pastrimit në shtëpinë tuaj

Ndonjëherë duket sikur punët e shtëpisë, pastrimi i dyshemesë apo tapeteve është i lodhshëm dhe i komplikuar. Ky proces behet me i lehtë falë fshesës me korent Samsung Bespoke Jet™. Përdoruesit tani do të jenë në gjendje të shijojnë kohën e tyre të lirë më gjatë, sepse pastrimi i shtëpisë nuk ka qenë kurrë më i shpejtë. Fshesa me korent Samsung Bespoke Jet™ pastron lehtësisht dhe plotësisht llojet e ndryshme të dyshemeve. Përveç kësaj, sistemi i filtrit me disa shtresa eliminon me sukses pluhurin dhe alergenët nga ajri. Kështu, shtëpia juaj do të ketë ajër më të pastër. Ky sistem filtrimi mbledh 99,999% të pluhurave dhe redukton alergjentët. Bespoke Jet™ sjell performancë të përparuar në pastrim, por me peshë të lehtë dhe me një bateri me kapacitet të lartë, që mund të zgjasë deri në një orë.

Kurseni energji dhe kohë

Pasi të njiheni me mundësitë që këto pajisjet mund t’ju ofrojnë teksa bëni punët e shtëpisë, do të ndiheni më të përkëdhelur dhe do të keni më shumë dëshirë të rrini në shtëpi. Një nga problematikat është sasia e madhe e rrobave. Në rast se keni një kod veshjeje në punë, por gjithashtu do të dëshironit të lehtësoni stresin duke u stërvitur më shpesh, rrobat tuaja sigurisht që do të grumbullohen në një shkallë të pabesueshme. Të gjitha këto sfida do kalohen me sukses nga lavatriçet dhe tharëset e kombinuara Samsung. Këto pajisje vijnë me teknologjinë më të fundit të Samsung për kursimin e energjisë dhe funksionet e ndërgjegjshme për mjedisin, duke përfshirë AI Ecobubble™, AI Wash dhe SpaceMax™. Për më tepër dizajni i tyre Bespoke, i thjeshtë dhe i sheshtë, kombinohet më së miri me ambientet e brendshme të shtëpisë.

Gjithashtu, duhet të dini se me blerjen e pajisjeve të zgjedhura shtëpiake Samsung Bespoke mund të përfitoni 5 vjet garanci dhe 3 vjet garanci për fshesat me korent Jet Bespoke. Promocioni zgjat nga data 1.2. deri më 28.2.2023 ose deri sa të përfundojë stoku. Garancia shtesë ofrohet me kusht që të regjistroheni në www.samsunggarancionizgjatur.xk jo më vonë se 30 ditë pas blerjes. Për të ushtruar të drejtën e dhuratës, duhet të regjistroheni brenda datës 31.3.2023, duke dërguar një email në adresën ce.promo@samsung.com. Për më shumë informacion vizitoni linkun.

Artikull i sponzorizuar