Site icon Telegrafi

Pajaziti: Nuk merituam më shumë

“Nuk jam i kënaqur me rezultat. Kemi mundur të kryejmë punën në pjesën e parë. Bazuar me atë që dhamë në pjesën e dytë, rezultati ndoshta është real, nuk merituam më shumë”.

“Na ka rënë forma, dhe nuk jemi si në fillim. Ndoshta jemi rritur para kohe”, tha Pajaziti për Super Sport Kosova.

I pyetur nëse lojtarëve iu është rritur mendja pas katër fitoreve në gjashtë ndeshjet e para, Pajaziti tha:

“Nuk mund t’i kritikojë për mendjemadhësi, por ndoshta euforia i ka ngritur më shumë se sa që duhet. Shpresoj të ngrihemi sa më shpejt dhe të kthehemi atje ku ishim”, shtoi ai.
 

Exit mobile version