LAJMI I FUNDIT:

Padia ndaj Serbisë vështirë e realizueshme në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Padia ndaj Serbisë vështirë e realizueshme në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë premtuar ngritje të padisë për gjenocid ndaj shtetit Serb, por për njohësit e çështjeve juridike Kosova e ka vështirë ta bëj një gjë të tillë, për shkak se nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri Albin Kurti dhe shefja e shtetit Vjosa Osmani, në vazhdimësi kanë paralajmëruar padi për gjenocid ndaj Serbisë, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë.


Por, për Ylli Zekën, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, kjo padi është e pazbatueshme për shkak se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

“Ne në këtë fazë nuk kemi mundësi praktike, për ta paditur Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë derisa Kosova nuk është anëtare e OKB-së”, tha ai.

E Profesori i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, thotë se vetëm individët mund të paditen për krime e lufte.

“Të drejtën e penale ndërkombëtare sipas Statutit të Tribunalit të Hagës dhe sipas Statutit të Gjykatës Permanente, që dihet Gjykata e Romës, nuk ka përgjegjësi kolektive, por përgjegjësi individuale. Së këndejmi mund të paditen individët ose grupe të individëve”, tha ai.

Në luftën e fundit në Kosovë, konsiderohen se janë vrarë mbi 13 mijë persona, ndërsa të pagjetur janë mbi 1 mijë e 600 persona. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori