LAJMI I FUNDIT:

​Pacolli rizgjidhet në krye të AKR-së

​Pacolli rizgjidhet në krye të AKR-së

Behgjet Pacolli është rizgjedhur kryetar i Aleancës Kosova e Re.

Pacolli ka pohuar se AKR do të hap një kapitull të ri ku do të prezantohet si alternativë liberale në vend në fokus të zhvillimit ekonomik, ekonomisë së lirë të tregut dhe pro-biznesit, politikë që mundëson krijimin e vendeve të reja të të punës.

Gjithashtu, kreu i AKR-së ka deklaruar se Kosova është në një moment kritik ku më shumë se kurrë ka nevojë për unitet dhe konsensus për temat kryesore, bota po ndryshon dhe ne duhet të gjejmë vullnetin për të kapërcyer sfidat e mëdha së bashku.

“Sot, Aleanca Kosova e Re rikonfirmoi mbështetjen e saj për udhëheqjen e mëtejshme të partisë nga unë dhe hapjen e një kapitulli të ri ku AKR-ja do të prezantohet si alternativë liberale në vend në fokus të zhvillimit ekonomik, ekonomisë së lirë të tregut dhe pro-biznesit, politikë që mundëson krijimin e vëndevë të reja të të punës. Kosova është në një moment kritik ku më shumë se kurrë ka nevojë për unitet dhe konsensus për temat kryesore, bota po ndryshon dhe ne duhet të gjejmë vullnetin për të kapërcyer sfidat e mëdha së bashku”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Tutje, kreu i AKR-së, thotë se “AKR do të kthehet me një vizion, program dhe ekip të ri që do të ofrojë alternative politike dhe ekonomike në vend”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori