LAJMI I FUNDIT:

Pacolli ndjehet i pafuqi në Qeveri

Pacolli ndjehet i pafuqi në Qeveri

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli përsëri ka reaguar lidhur më gjendjen e rendë ekonomike në vend. Duke dislokuar debatin në rrjetin social, Facebook, Pacolli thotë se partia e tij është e pafuqishme për të marrë vendime në Qeveri, në favor të programit të tyre ekonomik.

“Po mundohem të bëjë një përmbledhje në komentet e miqve në këtë kontekst. Ishte vonë, kur i lexova gati të gjitha, ishte ora 01.00 e mëngjesit. Unë kam aq respekt për të gjithë, sa që shkrimet ti bëjë vet e jo ndonjë këshilltar siç dikush aludon. Më tutje, më brengos situata e krijuar se në mbledhjet e qeverisë vendimet merren me miratimet e ministrave. Ne të AKR-së jemi shumë pak për të marrë ndonjë vendim në favor të programit tonë ekonomik i cili është i vetmi që do ti garantonte Kosovës rritje ekonomike mbi 8 për qind”, transmeton indeksonline shkrimin e Pacollit në Facebook.

Së këndejmi, indirektë Pacolli ka ftuar qytetarët e Kosovës që në zgjedhjet e ardhshme të radhitën përkrahë AKR-së.

“Ne të AKR-së e kemi të pamundur të shtyjmë përpara idenë dhe programin tonë pasi që neve na mungon forca politike. Këtu qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm që me votën e tyre të bëjnë zgjedhjen e duhur për vetën dhe fëmijët e tyre”.

Ai pretendon se programi i AKR-së është program për komunitetin e jo për përfitime personale, klanore, partiake etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori