LAJMI I FUNDIT:

Pacolli​ takon ambasadoren e SHBA-së në OKB

Pacolli​ takon ambasadoren e SHBA-së në OKB

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar sot Nikki Haley, ambasadore e SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Sipas Pacollit ajo është mbështetëse e madhe e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Nikki Haley, ambasadore e SHBA-së në OKB është mbështetësja e madhe e Kosovës, e cila përballet me të gjitha ata që sulmojnë të ardhmen e shtetit tonë. Diskutimet e saj për Kosovën në Këshillin e Sigurimit na bëjnë krenar për miqësinë dhe lidhjet historike me SHBA-në”, ka thënë Pacolli.