Një burrë britanik që dyshohet se ishte i infektuari i parë nga coronavirusi në Britani të Madhe, mendon se e solli virusin në shtëpi nga një udhëtim në alpe.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Daren Bland nga Maresfield, e kapi Covid-19 në mes të janarit, që do të thotë se virusi mund të ketë mbërritur atje një muaj përpara, sesa mendohej në fillim.

Vendpushimi austriak ku qëndroi Bland, ndërkohë është nën hetim, pasi dyshohet të ketë filluar shpërthimi aty.

Transmetimi i parë i coronavirusit në Britani të Madhe aktualisht mendohet të ketë qenë më 28 shkurt, mirëpo rasti më i hershëm i regjistruar ishte më 31 janar.

Raportohet se Bland kishte bërë një udhëtim katërditor në vendpushimin Ischgal nga 15 janari, përpara se të shfaqte simptomat e Covid-19, dhe t’ia pasonte sëmundjen gruas së tij Sarah dhe fëmijëve të tyre, në Maresfield.

Këtu lind dyshimi se virusi është sjellë në Britani shumë më herët sesa mendohej në fillim.

Dy miqtë e tij, njëri nga Danimarka dhe tjetri Minnesota SHBA, gjithashtu u sëmurën me të njëjtën ngjarje sikur britaniku.

Në javët që çuan deri në gjysmën e shkurtit, shumë banorë të të njëjtit vend me Bland patën kontakte me të si dhe fëmijët e tij.

Lind frika se infeksioni ishte në gjendje të përhapet në Evropë, madje për javë me radhë dhe njerëzit nuk kanë qenë në dijeni, ndoshta për shkak të mbulimit të ngjarjes nga vendpushimi i skive austriake.

Si rezultat, prokurorët këtë javë hapën një hetim penal me qindra raste në vendet përreth duke u gjurmuar në Alpet Tirol.

Gjatë udhëtimit të tij, Bland kishte vizituar barin e Kitzloch – i njohur për ahengje të mbushura dhe ‘beer pong’, siç bënë edhe shumë të tjerë gjatë qëndrimit të tyre në vendpushim.

Bland u sëmur më 20 janar, një ditë pasi u kthye në shtëpi, ndërsa gruaja e tij thotë se ajo dhe dy vajzat kapën sëmundjen gjithashtu./Telegrafi/