LAJMI I FUNDIT:

Pa hormone dhe pa antibiotik – produktet Perutnina Ptuj me standarde të larta të sigurisë dhe cilësisë

Pa hormone dhe pa antibiotik – produktet Perutnina Ptuj me standarde të larta të sigurisë dhe cilësisë

Ndër llojet e preferuara të mishit që konsumohet në tryezat e familjeve tona është mishi i pulës ashtu sikurse mishi i gjeldetit.

Kjo, natyrisht nuk është rastësi. Mishi i pulës dhe i gjeldetit ka anë të ndryshme pozitive për rutinën tonë ditore duke na furnizuar me numër të konsiderueshëm të proteinave, Vitamina B të ndryshme e nutritentë të tjerë të rëndësishëm.

Pse siguria dhe cilësia janë prioritet?

Nuk mjafton që të dimë vlerat ushqyese të mishit që konsumojmë, pasi që kruciale është që të dimë prejardhjen dhe nëse mishi që konsumojmë mbush standardet e cilësisë dhe sigurisë.

Perutnina Ptuj është prodhues slloven i produkteve të mishit të pulës dhe gjeldetit, duke përmbushur të gjitha standardet më të larta të sigurisë, cilësisë dhe gjurmueshmërisë.

Pulat në fermat e Perutnina Ptuj ushqehen në mënyrë natyrale, që bën që mishi që konsumojmë të jetë me proteina dhe nutrientë tjerë të pastër.

Revolucioni “Natur” – Pa hormone dhe pa antibiotik

Në tregun tonë në vitet e fundit ka filluar një revolucion i të ushqyerit shëndetshëm, duke i kushtuar shumë rëndësi mishit të pulës dhe gjeldetit që konsumohet.

Është linja Natur nga Perutnina Ptuj, që sjell mishin e freskët të pulës me furnizim të rregullt tri herë në javë nëpër rrjetet e marketeve, drejt nga fermat e Perutnina Ptuj në Slloveni.

Produktet e mishit të freskët të pulës janë Pa Hormone dhe Pa Antibiotik, duke qenë kështu një bekim i vërtetë për shëndetin.

Ku të gjejmë produkte të Perutnina Ptuj?

Produktet e Perutnina Ptuj, përfshirë linjën Natur të mishit të freskët të pulës dhe gjeldetit mund ta gjeni në rrjetet e marketeve në mbarë vendin – ashtu sikurse në marketin online Begmart.com që sjell në shtëpinë tuaj këto produkte kudo në Kosovë në automjete frigoriferike.

 

 

Artikull i sponzorizuar