LAJMI I FUNDIT:

Pa dorëza e maska, pa mbajtur distancë, edhe sot radhë e qytetarëve në Komunën e Prishtinës

Pa dorëza e maska, pa mbajtur distancë, edhe sot radhë e qytetarëve në Komunën e Prishtinës

Radhët e gjata të qytetarëve janë parë edhe sot në Komunën e Prishtinës, shumë nga të cilët as nuk mbajnë maska e dorëza, e as nuk e respektojnë distancën, sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për parandalimin e e përhapjes së COVID-19.

Megjithëse vazhdimisht po u kërkohet qytetarëve të mos dalin pa maska dhe pa dorëza, madje edhe në këtë institucion ata po mund të kenë qasje, pa i përfillur këto rekomandime.


Është dita e dytë kur Telegrafi po  pret përgjigje nga Komuna e Prishtinës në lidhje me këtë tollovi që po bëhet në objektin e vjetër të kësaj komune, aty ku qytetarët po presin për të kryer shërbimet e tyre, por ende asnjë përgjigje nuk është kthyer. /Telegrafi/