“Jam bërë më i fuqishëm fizikisht te Real Madridi dhe paraqitjet e mia janë më të qëndrueshme. Vazhdoj të kënaqem në fushën e lojës dhe kënaqem me futbollin. Sigurisht jam pjekur si futbollist dhe jam më me përvojë tash”.

“Kam mësuar se ende ka disa aspekte të lojës time të cilat duhet të përmirësohen, mbi të gjitha në aspektin e golave. Numrat e mi mund të jenë më të mirë”.


“Mund të bëj më shumë goditje në gol, edhe pse jam mesfushor dhe detyra ime është të krijoj gola se sa të shënoj. Kjo është ajo ku do të fokusohem, por kjo nuk do të thotë se nuk do të përpiqem të shënoj më shumë”, ka thënë Ozil për mediat gjermane. /Telegrafi/

telegrafi sport app