LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Shpresoj të ndëshkohen ata që keqpërdorin ndikimin e tyre në shoqëri dhe shpërndajnë dezinformata se nuk ka virus

Osmani: Shpresoj të ndëshkohen ata që keqpërdorin ndikimin e tyre në shoqëri dhe shpërndajnë dezinformata se nuk ka virus
Foto: Arkiv

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fjalës së saj në seancë tha se pret që me miratimin e Ligjit anti-COVID, të parashihen edhe ndëshkimet në veçanti për personat të cilët e shfrytëzojnë pozitën e tyre në shoqëri për të shpërndarë dezinformata, duke deklaruar se COVID-19 nuk ekziston.

Osmani tha se dëmi që bëjnë në shoqëri këto lloj të deklaratave është i madh dhe nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar.


“Nëpërmjet këtij ligji presim që të mundësohet edhe shqiptimi i sanksioneve për personat fizik dhe juridik të cilët nuk i zbatojnë masat e vendosura nga ana e Qeverisë së Kosovës. Natyrisht, që në kohën kur është shkruar nuk ka pas problem me çështjen e maskave, mirëpo pritet që tani nëpërmjet amandamentit kjo të bëhet detyruese”, tha Osmani.

“Dhe në anën tjetër, unë shpresoj se nëpërmjet këtij ligji të parashohim ndëshkimet në veçanti për personat që pozitën apo ndikimin e tyre në shoqëri e keqpërdorin për të shpërndarë dezinformata se nuk ka virus. Pra duhet ndëshkime konkrete për persona të tillë sepse dëmi që e bëjnë në shoqëri në kohë pandemie është jashtëzakonisht i madh dhe dezinformata të tilla nuk do të duhej të kalonin të pandëshkuara”, tha Osmani gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe kanë qenë dy këngëtarët shqiptar, Labinot Tahiri dhe Ramadan Krasniqi të cilët publikisht kanë deklaruar se nuk besojnë se ekziston virusi COVID-19.

Labinot Tahiri reagon i revoltuar: Kjo është një gënjeshtër, le të më dërgojnë në burg mua dhe gjithë estradën
Lexo po ashtu Labinot Tahiri reagon i revoltuar: Kjo është një gënjeshtër, le të më dërgojnë në burg mua dhe gjithë estradën

Këngëtari i njohur i zhanrit popullor, Labinot Tahiri, ka qenë iniciatori i organizimit të protestës që është mbajtur para një muaji para Qeverisë së Kosovës.

Në këtë marsh janë shfaqur artistë të ndryshëm të estradës shqiptare, të cilët shprehën pakënaqësitë e tyre, ndërkaq, Labinot Tahiri gjatë fjalimit që mbajti e ka cilësuar pandeminë coronavirus si gënjeshtër.

Edhe Dani sikur Labi: Nuk besoj në coronavirus, grip ka pasur çdo herë
Lexo po ashtu Edhe Dani sikur Labi: Nuk besoj në coronavirus, grip ka pasur çdo herë

Edhe Ramadan Krasniqi ka habitur me deklaratën e tij ditë më parë duke thënë se nuk është një nga ata që beson në ekzistencën e këtij virusi, duke e quajtur situatën e krijuar nga pandemia si diçka të hiperbolizuar.

Ndryshe, kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani në seancën e sotme të Kuvendit duke prezantuar projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19, ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë këtë projektligj dhe të vendosin interesin e qytetarëve para politikave ditore.

Osmani si iniciuese e këtij projektligji tha apo ashtu se ky ligj ka mbetur peng i politikave ditore, ndonëse ishte propozuar që nga marsi i këtij viti.

Ajo po ashtu theksoi se ky projektligj ka për qëllim të mbroj shëndetin publik në vend, që të ofrojë mundësi për organet e ligj zbatuese që të kryejnë punët e tyre pa e shkelur Kushtetutën dhe ligjet.

“Ka për qëllim që të mbrojë shëndetin publik në vend që të ofroj mundësi për organet ligj zbatuese që të kryejnë punën e tyre pa e shkelur Kushtetutën dhe ligjet, si dhe që të jetë përgjigje ndaj obligimeve që rrjedhin nga Gjykata Kushtetuese nëpërmjet dy aktgjykimeve të saj dhe më specifikisht aktgjykimin KO54/20 dhe 62/20. Gjykata në mënyrë eksplicite ka thënë që është detyrë e kuvendit që nëpërmjet miratimit të një ligji të ri të përcaktoj mekanizmat ligjor dhe autorizimet më të përshtatshme në mënyrë që autoritetet përkatëse përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë në tërësi të ndërmarrin masat e duhura dhe të nevojshme për luftimin dhe parandalimin e pandemisë Covid-19 në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimet që ishin si rezultat i këtyre masave”, ka thënë Osmani.

Debati për këtë projektligj është duke vazhduar nga deputetë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori