LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Politika agresive e Serbisë ndaj Kosovës, e nxitur nga politika ruse paraqet kërcënim për sigurinë rajonale

Osmani: Politika agresive e Serbisë ndaj Kosovës, e nxitur nga politika ruse paraqet kërcënim për sigurinë rajonale

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi sot se politika agresive e Serbisë ndaj sovranitetit të Kosovës, e nxitur nga politika ruse, paraqet kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë rajonale.

Ajo gjatë një takimi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda, ka thënë se bota demokratike duhet të rreshtohet në mbrojtje të vlerave evropiane të rajonit të Ballkanit, ndërsa shprehu qëndrimin e Kosovës për thellim të partneritetit me vendet demokratike për të parandaluar kërcënimet ruse dhe atyre serbe ndaj sigurisë nacionale.


Në këtë takim, Osmani dhe ai i Lituanisë diskutuan për raportet e mira ndërmjet vendeve tona. Presidentja e falënderoi Lituaninë për përkrahjen e pa rezervë që ky vend i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë këtyre viteve.

“Ne e kujtojmë përkushtimin e vendit tuaj për ta ndërtuar paqen dhe për ta lehtësuar shtetndërtimin në Kosovë”, tha presidentja Osmani. “Por, ne vazhdojmë ta kujtojmë edhe dhimbjen për vrasjen e doganierit lituanez, Aurius Senavicius, gjatë një aksioni në veri të vendit, 8-vjetorin e vrasjes së të cilit e kujtuam dje”.

Presidentja e Kosovës dhe ai i Lituanisë diskutuan edhe për sfidat me të cilat përballen dy vendet tona. Në mënyrë të veçantë, bashkëbiseduasit u përqendruan në sfidat e sigurisë, të cilat e kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe atë të Baltikut.

Osmani i kërkoi homologut të saj lituanez që Lituania të vazhdojë ta përkrahë anëtarësimin dhe pjesëmarrjen e Kosovës në nisma të rëndësishme ndërkombëtare.

“Ne presim që BE-ja të na përkrahë në synimet tona, në përputhje edhe me obligimet që burojnë nga MSA-ja, sipas së cilës BE-ja duhet ta ndihmojë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, theksoi presidentja Osmani, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori