“Profesionalizmi dhe përkushtimi që Policia e Shtetit tregoi gjatë përmbushjes së detyrës së tyre në këtë periudhë ishte i lavdërueshëm. Nuk ka pasur asnjë raportim për shkelje të ligjit apo aktivitete të tjera dëmtuese për asnjë oficer policie nga vëzhguesit afatgjatë apo afatshkurtër. Të gjithë vëzhguesit afatgjatë kanë përmendur dhe lëvduar marrëdhëniet shumë të mira me Drejtoritë Rajonale të Policisë. Mesa duket, trajnimet e kryera për zgjedhjet nga ana e policisë në lidhje me detyrat e tyre, kanë qenë pjesë domethënëse e suksesit tuaj”, thotë zoti Belagyi./Telegrafi/