LAJMI I FUNDIT:

Orkestroi vrasjen e shtatë njerëzve, pas gjysmë shekulli në burg, vdes Charles Manson

Orkestroi vrasjen e shtatë njerëzve, pas gjysmë shekulli në burg, vdes Charles Manson

Charles Manson, lideri famëkeq amerikan i kultit, i cili e ka orkestruar vrasjen e 7 njerëzve nga ana e mbështetësve të tij, ka vdekur në burg pasi i ka vuajtur afro 50 vite.

Ai vdiq nga vdekja natyrore në një spital në Kaliforni, në moshën 83 vjeçare, kanë thënë zyrtarët e burgut.


Familja Manson, siç quheshin mbështetësit e tij, e kanë vrarë aktoren shtatzënë të Hollivudit, Sharon Tate, që ishte bashkëshorte e regjisorit, Roman Pollanski, dhe 6 persona të tjerë në Los-Anxhelos, në vitin 1969.

Prokurorët kanë argumentuar se qëllimi ishte që për këto vrasje të fajësoheshin amerikanët me ngjyrë amerikanë, me shpresë se kjo do të shkaktonte luftë racore në Shtetet e Bashkuara.

Duke e përshkruar veten si ripërtëritje e Jezus Krishtit, Manson kishte përdorë kombinim të drogës dhe karizmës së tij, për t’i vënë anëtarët e kultit nën kontroll të tij.

Manson nuk e ka vrarë askënd, por i ka urdhëruar mbështetësit e tij që t’i kryejnë vrasjet.

Megjithatë, ai ishte akuzuar për vrasje dhe në vitin 1971 ishte dënuar me vdekje.

Por, në Kaliforni ishte anuluar dënimi me vdekje para se të shpallej vendimi për Mansonin, kështu që ai u dënua me burgim të përjetshëm.

Gjatë procesit gjyqësor kundër tij, Manson pat deklaruar se është i pafajshëm dhe se vetë shoqëria është fajtore. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori