Site icon Telegrafi

Organizohet kampionati mbarëkombëtar i Bodybuildingit (Foto)

Gara do të mbahet në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, me fillim nga ora 17:00.

Ky kampionat do të ketë garues nga Kosova, Shqipëria dhe më gjerë ku ka shqiptarë, pasi kampionati është mbarëkombëtar.

FEDERATA E BODYBUILDINGUT DHE FITNESSIT TE KOSOVES

Organizon Kampionatin e Kosovës dhe mbarë Kombëtar ku do mbahet me datë 19.09.2015 në Prishtinë
Regjistrimi i Garuesve behet në ora 12.00 ndersa Gara fillon në ora 17.00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve – SALLA E KUQE (afër NEW BORN-it)
Kategoritë janë si vijon:

Gara në Bodybuilding
1. Kategoria e junioreve deri 23 vjeç (ceket per ata sportista qe ende nuk i kanë mbushur 23 vjeç)
2. Kategoria deri 70 kg
3. Kategoria deri 80 kg
4. Kategoria deri 90 kg
5. Kategoria deri 100 kg
6. Kategoria mbi 100 kg
7. Kategoria mbi moshen 40 vjeçare
8. Kategoria mbi moshen
49 vjeqare.

Në Garën e Fitnesit pjesëmarrja është si vijon:
Femrat :
1. Kategoria Bikini Fitness
2. Kategoria Body Fitness

Meshkujt
Fitness Classic
1. Kategoria deri 23 vjeç(ceket per ata sportista qe ende nuk i kanë mbushur 23 vjeç)
2. Kategoria Fitness Classic deri 175 cm + 2 kg
3. Kategoria Fitness Classic mbi 175 cm + 4 kg

Meshkujt
Physique
1. Kategoria deri 23 vjeç(ceket per ata sportista qe ende nuk i kanë mbushur 23 vjeç)
2. Kategoria deri 174 cm
3. Kategoria deri 178 cm
4. Kategoria mbi 178 cm

Gjithashtu në Garën e Kampionatit Mbarëkombëtar do të garojnë Atletet nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i zi dhe Diaspora në:
1. Fitness (Femra)
2. Fitness Classic
3. Physique
4. Bodybuilding

/Telegrafi/

Exit mobile version